Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeQytetarë të shumtë mblidhen për të biseduar me Abdixhikun e Osmanin në...

Qytetarë të shumtë mblidhen për të biseduar me Abdixhikun e Osmanin në qendër të Istogut (VIDEO)

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe njëherit kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, së bashku me kandidaten për presidente dhe bartësen e listës së kandidatëve për deputetë, Vjosa Osmani, kanë zhvilluar një takim me qytetarët e rajonit 03.

Pas një takimi me qytetarë në Pejë, ku morën pjesë një numër i madh i të pranishmëve, Abdixhiku dhe Osmani kanë vazhduar aktivitetin e tyre në Istog, ku u përballën me pyetje dhe interesim nga qytetarët e këtij qyteti.

Përmes një postimi në Facebook, LDK-ja bëri të ditur se takimi u organizua në kuadër të platfomes “Hajde folim”, ku qytetarët patën mundësinë të adresojnë pyetje dhe të diskutojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e partisë.

“‘Hajde folim’ tani në Istog! Kandidatja për Presidente Vjosa Osmani dhe kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku përballë qytetarëve, duke u përgjigjur në pyetjet e shumta!”, thuhet në postimin e LDK-së në https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F958555063599136%2F&show_text=false&width=267&t=0“>Facebook.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT