Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeShowbizQytetarë e aktivistë "nënshkruajnë" mbështetjen ndaj SPAK-ut

Qytetarë e aktivistë “nënshkruajnë” mbështetjen ndaj SPAK-ut

Sipas një organizimi të lajmëruar në rrjetet sociale, qytetarë dhe aktivistë në Shqipëri u grumbulluan të enjten para godinës së SPAK-ut në mbështetje të kësaj strukture dhe kundër sulmeve politike drejt saj.

Një ditë pasi qindra mbështetës të kryebashkiakut Erion Veliaj hodhën parulla kundër SPAK-ut, mbishkrimet u hodhën në një banderolë ku shkruhej “Faleminderit!”

Të pranishmit shënuan mesazhe mbështetjeje dhe falënderimi. Të pranishëm ishin edhe drejtuesit e lëvizjeve “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje”, të cilët thanë se tashmë kundër SPAK-ut janë rreshtuar edhe Rama, edhe Berisha, edhe Meta. /A2

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT