Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeShowbizQosja sot mbështet Kurtin, dikur lavdëronte rolin e Thaçit (VIDEO) 

Qosja sot mbështet Kurtin, dikur lavdëronte rolin e Thaçit (VIDEO) 

Akademiku Rexhep Qosja ka bërë publike mbështetjen e tij për Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kjo deklaratë vjen pas qëndrimeve të tij të mëparshme, ku ai kishte vlerësuar rolin e Hashim Thaçit në marrëveshjen e Rambujesë, njofton Klankosova.tv.

“Rambujeja për Kosovën është një ngjarje shumë e rëndësishme historike”.

Sikur të mos kishte qenë grupi i UÇK-së, në mënyrë të veçantë Hashim Thaçi, nuk do të ishte nënshkruar as pjesa e parë e marrëveshjes së konferencës”.

Hashim Thaçi nuk bindej në asnjë mënyrë”.

Ky refuzim i Thaçit, qoftë racional apo iracional, bëri që më pas të na ofroheshin 4-5 lëshime nga Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright”, kishte thënë Qosja më herët.

Po ashtu sa ishte Hashim Thaçi pjesë e politikës, kishte mbështetur Qosjen në botimin e librave të tij, me anë të fondacionit në vlerë të 200 mijë eurove.

Për të dëgjuar deklaratat e tij, ndiqeni emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova:

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT