Irani ka mohuar zyrtarisht raportimet se ka arritur një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke theksuar se lundrimi në këtë rrugë strategjike nuk do të rifillojë për sa kohë që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë, sipas Teheranit, “veprimet armiqësore”.
Mediat shtetërore iraniane i kanë cilësuar si të pavërteta pretendimet se, me ndërmjetësimin e Katarit, është arritur një kompromis për rihapjen e ngushticës. Sipas tyre, nuk ekziston asnjë marrëveshje e tillë dhe raportimet në këtë drejtim janë të rreme.
Deklarata vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump kishte bërë të ditur se kishte vendosur të anulonte një sulm të planifikuar ndaj Iranit, duke pretenduar se ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, kishte pranuar një propozim kompromisi të ndërmjetësuar nga Katari.
Trump deklaroi se vendimi për të mos ndërmarrë sulmin ishte marrë në funksion të arritjes së një marrëveshjeje, duke shtuar se Irani dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme i kishin kërkuar Uashingtonit të shmangte përshkallëzimin ushtarak gjatë zhvillimit të bisedimeve.
Sipas presidentit amerikan, çdo marrëveshje duhet të përfshijë rihapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit dhe eliminimin e kërcënimit bërthamor që, sipas tij, paraqet Irani.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


