Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se shërbimet për pacientët e hemodializës do të ofrohen përkohësisht në qendrat më të afërta me vendbanimin e tyre, për shkak të punimeve renovuese në Qendrën e Hemodializës.
Sipas Klinikës së Nefrologjisë, ky ndryshim është bërë për të siguruar vazhdimësinë e trajtimit dhe mbarëvajtjen e shërbimeve pa ndërprerje për pacientët që kanë nevojë për hemodializë të rregullt.
Pacientët janë sistemuar në qendrat përkatëse sipas planifikimit të stafit profesional dhe në koordinim me institucionet shëndetësore.
QKUK ka bërë të ditur se pas përfundimit të punimeve, shërbimet e hemodializës do të rikthehen sërish në objektin e saj në Prishtinë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


