Gjatë ditëve të fundit, Klinika Emergjente e QKUK-së ka ofruar gjithsej 854 shërbime emergjente për qytetarët.
Sipas raportit të Klinikës Emergjente për datat 4, 5 dhe 6 shtator 2026, numri më i madh i rasteve është trajtuar në Emergjencën Internistike, me 243 pacientë.
Ndërkohë, 214 pacientë kanë marrë shërbim në Reanimim, 208 në Emergjencën Ortopedike, ndërsa 130 pacientë janë trajtuar në Emergjencën Kirurgjike.
Në Sallën e Vogël janë trajtuar gjithsej 59 pacientë.
Në total, gjatë kësaj fundjave, ekipet mjekësore të Klinikës Emergjente kanë ofruar 854 shërbime për qytetarët.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


