Monday, September 7, 2026
spot_img
HomeLajmeNdiaye zbulon pse refuzoi Tottenhamin: Kur të kërkon Manchester City, nuk mund...

Ndiaye zbulon pse refuzoi Tottenhamin: Kur të kërkon Manchester City, nuk mund të thuash jo

Iliman Ndiaye ka zbuluar se Manchester City ishte zgjedhja e tij e parë gjatë afatit kalimtar të verës, pavarësisht interesimit serioz nga Tottenhami.

Manchester City e transferoi reprezentuesin senegalez nga Evertoni për rreth 65 milionë funte në ditën e fundit të afatit kalimtar. Edhe Tottenhami kishte arritur marrëveshje me klubin nga Liverpooli, por futbollisti vendosi të transferohej te skuadra e Pep Guardiolës.

“Nuk kishte stres apo panik. Besoj se Zoti e vendos të ardhmen dhe se gjithçka është e shkruar. Isha i durueshëm dhe, kur erdhi City, u gëzova jashtëzakonisht shumë”, deklaroi Ndiaye.

Sulmuesi 26-vjeçar theksoi se dëshironte të luante në Ligën e Kampionëve dhe për njërën nga skuadrat më të mira në botë.

“Për mua do të ishte gjithmonë City. Nuk po them se Tottenhami nuk është skuadër e madhe, por kur të kërkon Manchester City, nuk mund të thuash jo”, shtoi ai.

Ndiaye debutoi të shtunën në fitoren minimale 1-0 ndaj Coventry Cityt. Ai tentoi tetë driblime, zhvilloi 16 duele dhe krijoi një mundësi për bashkëlojtarët.

Me këtë paraqitje, Ndiaye u bë futbollisti i parë nga Senegali që luan për Manchester Cityn në Ligën Premier. Senegali u bë vendi i 57-të i përfaqësuar nga lojtarët e klubit në këtë garë.

Gjatë qëndrimit tek Evertoni, Ndiaye realizoi 17 gola dhe katër asistime në 74 paraqitje.

Manchester City do të përballet të martën me Porton në Ligën e Kampionëve, ndërsa të dielën e pret derbi ndaj Manchester Unitedit në Ligën Premier.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT