Një atentat i rëndë ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku një i ri është qëlluar me armë zjarri para një lokali dhe ka mbetur i plagosur rëndë, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.
Viktima, 25-vjeçari Harbin Vitija, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas plagëve të marra dhe është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Klinikën Intensive.
Ai është dërguar menjëherë për trajtim emergjent, ku i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik dhe aktualisht po vazhdon trajtimin në njësinë e mjekimit intensiv.
Sipas mjekëve, gjendja e pacientit mbetet kritike.
“Gjendja e përgjithshme e pacientit është e rëndë. Ai vazhdon të jetë i sedatuar me barna, i lidhur me aparatura mjekësore dhe i varur prej tyre”, ka deklaruar shefi i Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka për Sinjalin.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


