Monday, September 7, 2026
spot_img
HomeLajmeQindra motoristë mblidhen në nderim të Laurent Krasniqit

Qindra motoristë mblidhen në nderim të Laurent Krasniqit

Qindra motoristë janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit Laurent Krasniqit, i cili humbi jetën pak ditë më parë në një aksident tragjik trafiku.

Në një atmosferë të rënduar nga dhimbja, motoristët iu bashkuan ceremonisë së varrimit për ta nderuar kujtimin e Laurentit dhe për t’i shprehur ngushëllime familjes së tij.

Prania e tyre e madhe dëshmon respektin, miqësinë dhe lidhjet që Laurenti kishte krijuar me komunitetin e motoristëve dhe me shumë njerëz të tjerë.

Familjarë, miq dhe të afërm po e përcjellin sot për në banesën e fundit.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident ishin përfshirë një veturë dhe motoçikleta me të cilën po udhëtonte Krasniqi.

Ai kishte pësuar lëndime të rënda dhe ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por nuk kishte arritur t’u mbijetonte plagëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT