Monday, September 7, 2026
spot_img
HomeLajmeOrtek i fuqishëm godet grupin e alpinistëve në Rusi, 11 të vdekur

Ortek i fuqishëm godet grupin e alpinistëve në Rusi, 11 të vdekur

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë lënduar pasi një ortek goditi një grup alpinistësh në rajonin Kabardino-Balkaria, në Kaukazin e Veriut të Rusisë.

Sipas shërbimeve lokale të emergjencës, orteku zbriti të dielën rreth orës 17:00 nga Mali Mizhirgi, një nga majat më të larta të rajonit, duke goditur një grup prej 33 alpinistësh, raporton Reuters.

Dhjetë alpinistë arritën të zbrisnin vetë nga mali, ndërsa fati i gjashtë të tjerëve mbetet i panjohur.

Më shumë se 50 pjesëtarë të shërbimeve të emergjencës janë angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se kërkimet po vështirësohen nga terreni i rrezikshëm dhe mundësia e lartë për orteqe të tjera.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT