Monday, September 7, 2026
spot_img
HomeLajmeInteligjenca ukrainase: Rusia ka burime për ta vazhduar luftën edhe për dy...

Inteligjenca ukrainase: Rusia ka burime për ta vazhduar luftën edhe për dy vjet

Rusia ka burime të mjaftueshme për ta vazhduar luftën kundër Ukrainës gjatë viteve 2027 dhe 2028, pavarësisht dobësimit të ekonomisë së saj.

Kështu deklaroi kreu i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes të Ukrainës, Oleg Ivashchenko, në një intervistë për agjencinë Ukrinform.

Sipas tij, Ukraina dhe partnerët e saj duhet t’i bashkërendojnë përpjekjet për t’ia kufizuar Moskës burimet që përdoren për financimin dhe furnizimin e makinerisë së saj ushtarake.

“Sanksionet duhet të jenë vërtet efektive. Ne e dimë se cilat vende e furnizojnë Rusinë me komponentë elektronikë, makineri dhe kimikate të veçanta”, deklaroi Ivashchenko.

Ai tha se po krijohen kompani ndërmjetëse, përmes të cilave në Rusi eksportohen produkte që më pas përdoren në industrinë e saj ushtarake.

Ivashchenko paralajmëroi gjithashtu për një rritje të konsiderueshme të përdorimit të dronëve Shahed me motor reaktiv. Sipas tij, numri i tyre është rritur nga 120 në 300, madje deri në 500 dronë në ditë.

“Rusët po kryejnë sulme masive dhe të kombinuara, duke përdorur njëkohësisht raketa balistike dhe lundruese, municione ajrore dhe dronë”, theksoi ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT