Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajme“Qind për qind më shtrenjtë”, Termokos zhgënjen qytetarët (VIDEO)

“Qind për qind më shtrenjtë”, Termokos zhgënjen qytetarët (VIDEO)

Latife Bektëshi banon në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Jo gjithmonë ajo qëndron aty, prandaj radiatorët për ta ngrohur banesën nuk i lë të hapur.

Andaj, fatura prej 40 euro e la gojëhapur.

Sipas saj, më pak kishte paguar herëve të kaluara kur nuk kishte matës sesa tani me ta, raporton Kiks Kosova.

“Qind për qind më shtrenjtë”, kështu është shprehur edhe një banor tjetër për faturimin nga Termokos-i.

Ani pse funksionimin e tyre po e vënë në pikëpyetje shumë qytetarë, Bexhet Reka tregoi për Kiksin se në objektin ku banon, nuk ka matës për ngrohje. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT