Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeQeveria në detyrë miraton rialokimin e 50 mijë eurove për rikonstruktimin e...

Qeveria në detyrë miraton rialokimin e 50 mijë eurove për rikonstruktimin e Xhamisë së Ibrit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbajtur mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës dhe të parën si kabinet qeveritar në detyrë, ku është miratuar rialokimi i 50 mijë eurove për rikonstruktimin e xhamisë së Ibrit në Mitrovicën e Veriut.

Sipas vendimit të marrë në këtë mbledhje, mjetet financiare do të shfrytëzohen për rindërtimin e objektit fetar, i cili më pas synohet të ruhet dhe restaurohet si një objekt me vlerë të veçantë.

“Rikonstruktimi i xhamisë së djegur të Ibrit paraqet një hap me rëndësi në ruajtjen e dëshmisë kulturore e fetare dhe diversitetit kulturor të Kosovës. Kjo xhami ka një vlerë të veçantë për komunitetin lokal dhe përfaqëson një simbol të bashkëjetesës dhe trashëgimisë së qytetit të Mitrovicës. Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka propozuar rialokimin e 50 mijë eurove për realizimin e projektit të rikonstruktimit të saj. Synohet ruajtja dhe restaurimi i këtij objekti me rëndësi historike e kulturore i cili fillimisht ka nevojë për rindërtim”, ka deklaruar Kurti për këtë pikë të rendit të ditës para se të miratohet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT