Qeveria meksikane nuk e ka përjashtuar mundësinë e ngritjes së një padie kundër Google nëse kompania e teknologjisë vazhdon ta quajë Gjirin e Meksikës si “Gjiri i Amerikës”.
PËr gjirin që ndodhet midis bregut lindor të Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara, Claudia Sheinbaum tha të enjten se dekreti i homologut të saj republikan mund të kufizohet ligjërisht vetëm në shelfin kontinental të Shteteve të Bashkuara.
Presidenti amerikan Donald Trump gjatë urdhrave të tij të parë ekzekutiv, deklaroi se do të riemërtonte Gjirin pas marrjes së detyrës në janar.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


