Saturday, June 13, 2026
spot_img
HomeSportQESHARAKE! Federata e Futbollit të Serbisë e mohon praninë e flamurit të...

QESHARAKE! Federata e Futbollit të Serbisë e mohon praninë e flamurit të Kosovës në kongresin e UEFA-s – Indeksonline.net

Federata e Futbollit të Kosovës është në mesin e 55 anëtarëve në kongresin e UEFA-s që po mbahet në qytetin e Beogradit.

Mbrëmë u publikua një video, ku shihet flamuri i Kosovës i pranishëm në këtë kongres, shkruan Indeksonline

Federata e Futbollit të Serbisë përmes një deklarate për mediat serbe e kanë mohuar praninë e flamurit të Kosovës.

“Organizatori i kongresit është UEFA dhe FSS si nikoqire e kongresit me përgjegjësi pretendon se në Kongresin e 49-të në Sava Center nuk ka asnjë flamur të shtetit të Kosovës dhe të gjitha informatat që dalin në atë kontekst janë absolutisht të rreme”, shkruhet në mesazhin e Federatës së Futbollit të Serbisë.

Kongresi i 49-të i UEFA-s ka filluar nga ora 9:30 e mëngjesit. Dhe jo që është flamuri i Kosovës i pranishëm aty, por UEFA detyroi të gjithë të mbanin një minutë heshtje për sportistët nga Kosova dhe Shqipërisë./Indeksonline/

//platform.twitter.com/widgets.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT