Trjaneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, ka folur sërish për mundësinë e kalimit të tij si trajner te ish-klubi i vet si lojtar, Real Madridi.
Këto spekulime u kthyen pasi tashmë dihet që Carlo Ancelotti do të largohet nga Mbretërit në fund të sezonit.
“Veçse nisën pyetjet për Real Madridin [qesh]. Koha ikën por afeksioni mbetet”, ka thënë Alonsoja.
“Lidhja jonë është shumë e fortë, kjo është e qartë. Mirëpo, përqendrimi im është Bayer Leverkuseni tani, kjo është në mendjen time”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


