Banorët e fshatit Bradash, në Komunën e Podujevës, po përballen me një numër të madh të qenve endacakë.
Ata thonë se prania e këtyre qenve është bërë shqetësuese, veçanërisht për fëmijët dhe nxënësit e shkollës, njofton Klankosova.tv.
âKemi shumë fëmijë dhe nxënës që po rrezikohen. Ka ndodhur disa herë që fëmijët të sulmohen nga qentë, madje edhe vajza ime ka qenë viktimë e një sulmiâ, thotë një banor, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.
Sipas tij, kanë kërkuar ndihmë edhe nga autoriteti lokal, por deri më tani nuk është marrë ndonjë veprim konkret për të zgjidhur këtë problem.
Ndiqni intervisten e plotë, në videon e mëposhtme:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


