Wednesday, June 17, 2026
spot_img
HomeLajmeQentë endacakë “pushtojnë” fushat e Cërrnicës së Gjilanit, banorët ndihen të rrezikuar...

Qentë endacakë “pushtojnë” fushat e Cërrnicës së Gjilanit, banorët ndihen të rrezikuar (VIDEO)

Banorët e fshatit Cërrnicë të komunës së Gjilanit po përballen me një numër të madh qensh endacakë që kanë pushtuar fushat e tyre.

Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar pamje në redaksi, ku shihen grupe qensh endacakë teksa lëvizin nëpër fusha, duke e përshkruar situatën si shqetësuese.

Sipas tyre, prania e madhe e qenve endacakë po krijon pasiguri për banorët e kësaj zone.

Ata fajësojnë komunën për mungesë veprimi dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente për trajtimin e problemit./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT