Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeShowbizQëllohet me armë zjarri drejt makinës në Shkodër, shoferi aksidentohet dhe braktis...

Qëllohet me armë zjarri drejt makinës në Shkodër, shoferi aksidentohet dhe braktis mjetin

Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit ndërsa nga kjo ngjarje nuk ka persona të plagosur nga të shtënat, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është aksidentuar dhe ka lënë makinën e tij aty. Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Koplikut. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet paraprake.


Automjeti duket se është qëlluar në ecje e sipër dhe për t’i shpëtuar plumbave është aksidentuar dhe është përplasur në bordurën e një karburanti.

Njëra anë e makinës është e dëmtuar për shkak të përplasjeve që mund të ketë pasur më përpara ose me makinën e autorëve ose në ndonjë vend tjetër. Po ashtu edhe gomat janë të dëmtuara plotësisht.

Mësohet se konflikti ka nisur që nga dogana e Hanit të Hotit për çështje parakalimi.

Drejtuesit e automjeteve kanë bërë një debat mes tyre dhe më pas kanë vijuar parakalime ndaj njëri-tjetrit deri në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut ku ka pasur të shtëna me armë zjarri. Ndërkohë 5 plumbat makina i ka në pjesën e pasme të saj tek bagazhi.

Sipas burimeve policia ka identifikuar edhe automjetin tjetër si dhe autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri. Efektivët vijojnë punën për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje të ndodhur.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT