Kryenegociatori i Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, tha se Shtetet e Bashkuara “nuk kanë alternativë” tjetër përveç se të pranojnë kundërpropozimin e fundit të Teheranit për përfundimin e luftës.
“Nuk ka alternativë përpos që të pranohet e drejta e popullit iranian ashtu siç është përshkruar në propozimin 14-pikësh”, tha Baqer në X më 12 maj, i cili njëherësh është edhe kryetar i Parlamentit Iranian.
“Çdo qasje tjetër do të jetë krejtësisht jopërfshirëse, asgjë më shumë sesa një dështim i ri”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baqaei, tha gjatë një konference për media më 11 maj se përgjigja e Teheranit – që i është dërguar SHBA-së përmes ndërmjetësit, Pakistanit, më 10 maj – përfshin ndaljen e luftës, heqjen e bllokadës të SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit, lirimin e aseteve të ngrira të Iranit dhe “vendosjen e sigurisë në rajon dhe Liban”.
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur kundërpropozimin e Teheranit “krejtësisht të papranueshëm”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


