Tuesday, May 26, 2026
spot_img
HomeLajmeQalaj: Xhelal Sveçla s’ka lidhje me fushën e sigurisë (VIDEO)

Qalaj: Xhelal Sveçla s’ka lidhje me fushën e sigurisë (VIDEO)

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj në Edicionin Special në Klan Kosova ka deklaruar se ka vite që nuk është bërë rishikimi strategjik i sektorit të sigurisë në Kosovës.

Sipas tij, hera e fundit kur është bërë ka qenë në vitin 2012 deri në vitin 2014.

Ai nuk ka kursyer kritikat për ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Ne kemi Policinë e Kosovës, ne kemi Njësinë Speciale, ne i kemi njësitë speciale të kufirit të cilat janë të stacionuar në pjesën veriore, të pajisur edhe me personel të mjaftueshëm dhe me logjistikë, edhe me armë të ndryshme, me vetura të ndryshme, të cilët janë duke e kryer punën për mrekulli. Ata janë duke e mbrojtur integritetin e vendit, janë duke ushtruar sovranitet dhe duhet respektuar, e jo pastaj të del një ministër si Sveçla, i cili s’ka lidhje me sigurinë, absolutisht lidhje s’ka me sigurinë, është e kundërta e sigurisë, ai ofron pasiguri, e dimë të kaluarën e tij. E dimë se si ka ndërhyrë në çështjet operacionale të policisë”, ka thënë Qalaj.

Ai poashtu ka thënë se kur bëhet fjalë për sigurinë, të gjitha partitë duhet të kenë kujdes të jashtëzakonshëm.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT