Sunday, May 3, 2026
spot_img
HomeShowbizPutin uron Trumpin, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me ShBA-në

Putin uron Trumpin, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me ShBA-në

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, u shpreh i hapur për rindërtimin e marrëdhënieve me administratën e re amerikane.

Deklarimi i Putinit, erdhi veç disa orë përpara inaugurimit të presidentit të sapozgjedhur Donald Trump.

Ai tha se i mirëpret deklaratat e Trump dhe ekipit të tij që “shprehin dëshirën për ta rivendosur kontaktin e drejtpërdrejtë me Rusinë” dhe “nevojen për të bërë gjithçka për ta parandaluar një luftë të tretë botërore”, duke theksuar gatishmërinë e Moskës për t’u angazhuar në dialog, shkruan CNN transmeton Klankosova.tv

“Ne sigurisht e mirëpresim këtë qasje dhe përgëzojmë presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për marrjen e detyrës”, tha ai.

“Theksoj: ne kurrë nuk e kemi refuzuar dialogun, kemi qenë gjithmonë të gatshëm të mbajmë marrëdhënie të qetë bashkëpunimi me çdo administratë amerikane”, theksoi kreu i shtetit rus transmeton Klankosova.tv

“Ne vijojmë nga fakti se dialogu do të ndërtohet mbi baza të barabarta dhe me respekt reciprok, duke marrë parasysh rolin e rëndësishëm që vendet tona luajnë në një sërë çështjesh kyçe në agjendën globale, duke përfshirë forcimin e stabilitetit dhe sigurisë strategjike”, shtoi Putin.

Presidenti rus riktheksoi qëndrimin e Rusisë për një zgjidhje të mundshme në Ukrainë.

“Ne jemi gjithashtu të hapur për dialog me administratën e re të SHBA-së për konfliktin ukrainas”, tha ai, duke theksuar rëndësinë e arritjes së paqes afatgjatë dhe duke përmendur angazhimin e Rusisë për të mbrojtur interesat e saj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT