Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës për ditën e sotme në Kosovë.
Sipas njoftimit zyrtar, një litër naftë do të shitet me çmimin 1.64 euro, ndërsa benzina është caktuar në 1.56 euro për litër.
Ndërkohë, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.75 euro për litër.
Autoritetet bëjnë të ditur se këto çmime vlejnë për ditën e sotme dhe mund të ndryshojnë varësisht nga lëvizjet në tregjet ndërkombëtare të energjisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


