Çmimet e derivateve të naftës kanë shënuar rritje krahasuar me të martën, me naftën që është shtrenjtuar për një cent dhe benzinën për tre centë.
Aktualisht, një litër naftë kushton 1.68 euro, benzina 1.47 euro, ndërsa gazi 0.85 euro për litër.
Një ditë më parë, të martën, çmimi i naftës ishte 1.67 euro për litër, benzina 1.44 euro dhe gazi 0.86 euro për litër.
Rritja e çmimeve vjen në një kohë tensionesh ndërkombëtare. Më 28 shkurt, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një konflikt me Iranin.
Si reagim ndaj kësaj, Irani mbylli Ngushticën e Hormuzit, një rrugë detare strategjike përmes së cilës kalon rreth 20% e naftës në nivel global.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


