Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeShowbizPSG me 10:0 ia bën me dije Brestit që nuk e ka...

PSG me 10:0 ia bën me dije Brestit që nuk e ka vendin në Ligën e Kampionëve

Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat total 10:0 në dy ndeshjet ndaj Brestit në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.

Parisienët arritën ta deklasojnë sonte klubin nga i njëjti vend me rezultat 7:0 një javë pasi kishin fituar 0:3 ndaj këtij klubi.

Festivalin e golave e hapi sonte Bradley Barcola në minutën e 20-të, dhe 19 minuta më vonë për 2:0 shënoi transferi i janarit, Kvicha Kvaratskhelia.

Në pjesën e dytë Bresti e përjetoi edhe më keq, pasi mori edhe pesë të tjerë, Vitinha, 59’, Desire Doue, 64’, Nuno Mendes, 69’, Goncalo Ramos, 79’, dhe Senny Mayulu, 86’.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT