Disa qytetarë kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me mungesën e ndriçimit publik në Ferizaj.
Ankesat e tyre, ata i dërguan në emisonin “Fol me Arin” në Klan Kosova.
Por, duket se situata është pak më ndryshe se që paraqitet.
E për këtë temë direkt në emision ka folur drejtori i Shërbimeve Publike Alberton Sahiti.
Sahiti tha se kjo gjendje është për shkak të borxhit që komuna i ka KEDS-it.
“E dimë se Ferizaj po përballet me situatë jo të mirë financiare. Kontrata kolektive i ka marrë një pjesë të mirë të buxhetit e cila ka ndikuar direkt në mospagesën e faturave të KEDS-it”, deklaroi ai.
Ai theksoi se Komuna e Ferizajt po i shlyen obligimet në mënyrë graduale, dhe pas pagesës së faturave do të kyçet në ndriçim secila rrugë.


