Ecjen pa paterica nuk mund ta bëjë një 52-vjeçare, e cila tashmë ka tre vjet që është duke pritur për operacion dhe vendosje të protezës në gju, në Klinikën e Ortopedisë në QKUK.
Ajo që nga 2023-ta është në pritje të thirrjes nga QKUK-ja për ta kryer këtë intervenim që në sektorin privat kushton mijëra euro.
Në fakt pritjet për proteza gjuri janë deri në 6 vjet, sepse ende nuk janë kryer pacientët që janë lajmëruar e kanë caktuar termin në vitin 2020.
E Ortopedia si e vetmja qendër që bën realizimin e këtyre operacioneve, për shkak se ka mbetur pa material që nga fundi i vitit të kaluar i ka ndërprerë krejt këto ndërhyrje.
Derisa, listat veç sa janë shtuar, afro 800 veta kanë caktuar termin veç në 2025 dhe mbi 100 sosh në 6 mujorin e parë të këtij viti.
Një nga shkaktarët e kësaj tollovie së fundmi është procedura e tenderit në vlerë gati prej 8 milionë euro dhe me kontratë 3 vjeçare për furnizim të materialeve që ende nuk ka marrë epilog.
Kurdo që të ndodhë kjo, pritet të bëhet edhe decentralizimi i këtyre operacioneve në spitalet e përgjithshme, si e vetmja mënyrë për t’i zvogëluar këto lista të pritjes ndër vite.
Pos protezave të gjurit edhe ato të kërdhokullës dhe operacionet e ligamenteve synohet të realizohen në spitalet e përgjithshme në vend.
Ndiqni kronikën në vazhdim:


