Protestat në Prishtinë do të vazhdojnë edhe sonte, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas një thirrjeje të publikuar, qytetarët janë ftuar të mblidhen sonte, më 18 shtator, nga ora 21:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Thirrja është bërë me moton “Jo në emrin tim!”, ndërsa tubimi i sontëm shënon ditën e tretë të protestave.
Edhe në protestat e mëparshme, qytetarët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara, duke brohoritur në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Tubimi pritet të nisë në orën 21:00 në qendër të kryeqytetit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


