Friday, September 18, 2026
spot_img
HomeLajmePeci i del krah Gërvallës pas kërkesës për shkarkimin e saj

Peci i del krah Gërvallës pas kërkesës për shkarkimin e saj

Kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka kërkuar që të ndalen sulmet ndaj ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Reagimi i Pecit vjen pas protestës së mbajtur sot kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Gjatë protestës u kërkua edhe shkarkimi i Gërvallës nga pozita e ministres së Drejtësisë, ndërsa kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, në fjalimin e tij e akuzoi atë se ka dërguar dosje në Hagë.

Peci ka thënë se çdo përpjekje për stigmatizimin dhe linçimin e Gërvallës do të kundërshtohet ashpër.

Postimi i plotë:

Në emër të Partisë Guxo dhe si Kryetar i saj, më duhet të them dy fjalë pas protestës së sotme.

UÇK ka qenë dhe mbetet e krejt kombit shqiptar, ka qenë dhe mbetet simbol e vlerë e këtij populli dhe kështu do të mbetet përjetësisht.

Protesta është shenjë civilizimi dhe e drejtë e garantuar në demokraci. Si të tillë, ne e respektojmë. Mirëpo, çdo përpjekje për stigmatizimin, demonizimin dhe linçimin e Donika Jusuf Gërvallës me anën e manifestimeve të tilla, do të merr kundërshtimin tonë me të ashpër.

Në historinë tonë të gjatë të sakrificës për liri, familja e saj dhe vetë Donika Gërvalla paraqesin një kapitull të rëndësishëm dhe të ndritshëm (njëra nga Brigadat e UÇK-së është quajtur “Jusuf Gërvalla”) dhe është udhërrëfyes e manual se si jetohet e vdiset për atdhe.

Këtë nuk e harrojmë dhe këtë nuk GUXOjmë ta harrojmë!

Prandaj, stop sulmeve ndaj Donika Gërvallës!

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT