Luka Misetiç, avokati i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë, ka kundërshtuar pretendimet e Gjykatës dhe Prokurorisë së Specializuar lidhur me përfshirjen e Thaçit në vrasjen e Behajdin Allaqit.
Misetiç ka thënë se këto pretendime janë të bazuara në prova “tronditshëm të dobëta”, të cilat, sipas tij, nuk i janë nënshtruar shqyrtimit publik.
“Pretendimi se Hashim Thaçi ishte i përfshirë në vrasjen e Behajdin Allaqit bazohet në prova tronditshëm të dobëta, prova të cilat gjyqtarët e trupit gjykues kanë urdhëruar që të mos i nënshtrohen kurrë shqyrtimit publik”, ka shkruar në X, Misetiç.
Sipas avokatit kroat, kjo përbën mohim të të drejtave themelore të njeriut ndaj Thaçit.
Misetiç ka pretenduar se këto fakte janë nënvizuar edhe në një raport të avokatëve britanikë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


