Atë që synuan ta bëjnë nuk u lanë ta çojnë deri në fund, sepse antarëve të Lëvizjes “Revolta” policët ua ndaluan të vendosin grafite tek Ministria e Punëve të Brendshme, të martën.
Kjo pas vendosjes së pankartave në rrethojat e ministrisë, të cilën këta e akuzojnë për mostransparencë lidhur me Ligjin e ri për Shtetësinë.
Pakënaqësitë thonë se i kanë të shumta, por specifikisht po duan largimin e pikave që i ‘kosovarizon’ serbët që jetuan në Kosovë deri në janarin e 98-tës.
Njërin nga pesë aktivistët, në fund e morën policia, për ta identifikuar dhe pas përfundimit të procedurave, i njëjti është liruar.
Për më tepër ndiqni kronikën në vazhdim:


