Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeShowbizProtagonistët e lëvizjeve studentore thonë se rruga për të ardhur deri te...

Protagonistët e lëvizjeve studentore thonë se rruga për të ardhur deri te pavarësia nisi nga studentët

Roli i lëvizjeve studentore shqiptare të viteve 1968, 1981, 1990 dhe 1997 në Luftën për Liri, Pavarësi dhe Demokraci, ishte temë diskutimi organizuar nga Departamenti i Historisë në Fakultetin Filozofik.

Kjo tryezë u organizua në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa të ftuar ishin protagonistët e këtyre ngjarjeve

Mentor Hasani, shef i Departamentit të Historisë, tha se roli i popullatës ka qenë i madh në rrugën për të arritur deri të pavarësia e vendit.

“Rrugëtimi i Kosovës që të vijë deri te 17 shkurti “shpallja e Pavarësisë” ka qenë i gjatë e i mundimshëm, më shumë sfida e mund, por falë burrave e grave, e studentëve kanë kontribuar për të ardhur deri te ky momentum”, tha ai, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi theksoi se studentët kanë qenë promotor të lëvizjeve të mëdha drejt sensibilizimit të gjendjes së shqiptarëve dhe arritjes së aspiratave të tyre.

“Ka qenë proces i gjatë e i mundimshëm ku rolin e veçantë e kanë marrë studentët e viteve të hershme dhe ju uroj që nga kjo konferencë të nxjerrët në pah roli i lëvizjeve studentorëve”, u shpreh Idrizi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT