Tuesday, April 28, 2026
spot_img
HomeLajmePropozimi për presidente, bëhet prezantimi i dy kandidateve

Propozimi për presidente, bëhet prezantimi i dy kandidateve

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Arbërie Nagavci, në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, ka prezantuar kandidaturën e Feride Rushitit.

“Në vitin 1997 diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë. Aktualisht jeton dhe vepron në Prishtinë. Ajo konsiderohet ndër zërat e hershëm të aktivizimit për të drejtat e njeriut në Kosovë”, u shpreh Nagavci.

Ndërkaq, kandidatja e dytë Hatixhe Hoxha, u prezantua nga Luan Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Duke u bazuar në përvojën e gjatë profesionale dhe angazhimin e dëshmuar publik, propozoi kandidimin e znj.Hatixhe Hoxha për presidente të Kosovës”, u shpreh ai./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT