Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmePronarët e autobusëve në linjën Podujevë-Prishtinë vazhdojnë grevën

Pronarët e autobusëve në linjën Podujevë-Prishtinë vazhdojnë grevën

Transportuesit e udhëtarëve me autobusë Podujevë – Prishtinë kanë vazhduar edhe sot (e premte) grevën për shkak të një vendimi të komunës së Prishtinës për shtimin e linjave në drejtim të Podujevës, deri në Tenezhdoll.

Shoqata e Transportit “Podujevë-Prishtinë” njofton se pezullimi i përkohshëm i aktivitetit të saj transportues të udhëtarëve është si rrjedhojë e siç thuhet “shkeljeve flagrante të të drejtave elementare dhe rrezikut të falimentimit të kompanive transportuese”.

Përkundër reagimit të kësaj shoqate, nga Komuna e Prishtinës, dje kanë thënë se vendimi është ligjor.

Në grevë po marrin pjesë mbi 50 operatorë ekonomik- transportues me autobusë, raporton GazetaExpress.

Si rrjedhojë e kësaj greve, udhëtarët e Llapit kanë mbetur pa transport publik tash e dy ditë në relacionin Podujevë-Prishtinë.

Autobusët e linjës Prishtinë-Podujevë bllokojnë qarkullimin, nisin grevën (FOTO)

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT