Zhvillimet e fundit politike janë diskutuar këtë të enjte në emisionin “Kosova Today”.
Gazetari Shkumbin Kajtazi deklaroi se për herë të parë në shtatë vjet, kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk është temë kryesore për mbi një javë, transmeton Klankosova.tv.
“Është hera e parë, prej 2019-ës, domethënë që 7 vjet, që Albin Kurti për më shumë se një javë ka qenë pa rol kryesor. Është hera e parë që shtatë vjet, që Albin Kurti nuk është tema kryesore në Kosovë, është Vjosa Osmani, ka qenë PDK dhe Limaj, ka qenë LDK, ka qenë prapë Vjosa Osmani”, tha Kajtazi në Klan Kosova.


