Saturday, September 19, 2026
spot_img
HomeLajmeProkuroria për aksionin anti-drogë në Pejë: Shkatërrohet laborator kanabisi, i dyshuari...

Prokuroria për aksionin anti-drogë në Pejë: Shkatërrohet laborator kanabisi, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë

Prokuroria Themelore në Pejë ka dhënë detaje mbi aksionin anti-drogë të zhvilluar në fshatin Jabllanicë e Vogël, pas raportimit ekskluziv të mediave për rastin.

Sipas Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës, në kuadër të operacionit “Stop drogave” është zbuluar dhe shkatërruar një laborator për prodhimin e narkotikëve të llojit Kanabis sativa.

Gjatë aksionit janë sekuestruar 91 bimë narkotike, pajisje për kultivim, si dhe një armë zjarri, ndërsa është konstatuar edhe lidhje ilegale në rrjetin elektrik.

Një person i dyshuar është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, ndërsa provat e mbledhura do të përdoren në procedurën penale. Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë.

Për këtë rast, Sinjali ka sjellë ekskluzivisht detaje.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT