Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeProkuroria kërkon një muaj paraburgim për personin që u kap duke marrë...

Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për personin që u kap duke marrë fajde

Prokuroria Themelore në Gjakovë bën të ditur se kërkon që ndaj tëpandehurit me inicialet N.H., t’i caktohet një muaj paraburgim në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

I njëjti është arrestuar nga policia derisa ishte duke i marrë para për fajde një personi tjetër, të cilit nga viti 2022 i kishte marrë para.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet N.H., nga viti 2022, e tutje, me qellim të përfitimit për vete kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër dhe atë të dëmtuarit A.H., duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të këtij të fundit, e ku deri më tani gjithsej ka dhënë pasurinë në vlerë prej 44.000 mijë euro, ndërsa tani i pandehuri është duke i kërkuar 52.000€, edhe pse deri më tani në emër të kamatës ka paguar 17.950€, të cilat është obliguar që ta marr kredi në bankë ku ka vendosur edhe shtëpinë në hipotekë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ndaj të dyshuarit të njëjtë, rëndon tjetër vepër penale ajo e kanosjes ku, nga viti 2023, i njëjti e kanos viktimën e njëjtë.

Këto veprime formojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, “Fajdeja”, dhe veprën penale “Kanosja”. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT