Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza, sot e ka prezantuar programin për shëndetësi.
Me këtë rast, Hamza ka treguar se ky sektor do të jetë top prioritet në qeverisjen e tij.
Ai ka thënë se për katër vjet në shëndetësi do të investohen 1.5 miliardë euro.
Bedri Hamza renditi një nga një investimet që parashihen të ndodhin:
1.5 miliardë euro investime në shëndetësi për 4 vjet;
100% rritje të buxhetit për blerjen e barnave esenciale;
50% rritje të pagave për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor;
Barna falas për të moshuarit me sëmundje kronike dhe të prekurit me kancer;
Funksionalizim të Sigurimeve Shëndetësore dhe digjitalizim të sistemit shëndetësor;
Riorganizim të specializimeve në shëndetësi dhe Ligj për Specializantët;
Fuqizim të spitaleve rajonale dhe ndërtim të Sistemit Kombëtar të Emergjencave Mjekësore.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


