Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeLajmePrizreni në hall për parkingje, kush është fajtori? (VIDEO)

Prizreni në hall për parkingje, kush është fajtori? (VIDEO)

Për rubrikën më të re të Kiksit, “Çka nuk shkon me qytetin tënd” ekipi udhëtoi në qytetin e Prizrenit.

Qytetarët rrëfyen problemet e tyre, e ekipi u mundua që të gjente një zgjidhje per ta.

Ankesa e parë e një qytetari që po kalonte nga foltorja qe problemi me parkingje.

Ai u ankua se për shkak të numrit të vogël të parkingjeve, sa her del në qytet e ka problem të e lë makinën diku.

Problem prizrenasit u rrëfyen të kenë edhe me mbeturinat nëpër rrugë.

Mungesën e një objekti ku do te mblidheshin e të kalonin kohë pensionistët e Prizrenit, e vuri në dukje qytetari Blerim Bobaj.

Para foltores së Kiksit, ai tha se një objekt i veçantë për pensionistët do u ndihmonte atyre të bënin ndonjë aktivitet. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT