Saturday, August 1, 2026
spot_img
HomeLajmePritje të gjata në kufi, deri në dy orë e gjysmë në...

Pritje të gjata në kufi, deri në dy orë e gjysmë në Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për fluks të shtuar në disa pika kufitare të Kosovës, me pritjet më të gjata që po regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë.

Sipas të dhënave të fundit, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë arrijnë deri në dy orë e gjysmë, transmeton Klankosova.tv.

Për dalje nga kjo pikë kufitare, pritjet janë rreth 40 minuta.

Ngarkesë të shtuar ka edhe në pikën kufitare në Merdarë, ku qytetarët po presin 60-80 minuta për të hyrë në Kosovë.

Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare situata paraqitet më e qetë, pa pritje të theksuara për qarkullim.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT