Festivali “Sunny Hill” po vazhdon me natën e dytë në Prishtinë, me një atmosferë të veçantë dhe interesim të madh nga publiku.
Nga prapaskena e festivalit, gazetari Vlorijan Halili raportoi për Klan Kosova se sonte në skenë do të ngjiten disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës, ndërsa pas performancave të Lumi B dhe Ledrit, artisti kryesor i mbrëmjes është Lewis Capaldi.
Ai theksoi se interesimi i publikut është rritur krahasuar me natën e parë, me radhë më të gjata të krijuara para hyrjeve të festivalit.
Përderisa ne po flasim pak më herët përfundoi performancën e tij Lumi B dhe tani është duke vazhduar Ledri si një prej artistëve më të ndjekur të momentit të tregut muzikor shqiptar. Mirëpo Ledri nuk është i vetmi që do të jetë sonte sa i përket natës së dytë të festivalit. Linja e yjeve të mëdhenj që do zbresin në këtë skenë është goxha e gjatë, artisti kryesor Lewis Capaldi sonte i cili do të jetë pjesë e kësaj skene sikurse mbrëmë ishte Katy Perry, vjen të cekët që mbrëmja e kaluar ishte një nga mbrëmjet më të bukura të Sunny Hill-it përgjatë krejt kësaj kohe që jemi pjesë e këtij festivali sonte Prive Klan Kosova së bashku me Sunny Hill-in do të sjellin edhe një emision drejtpërdrejtë nga nata e dytë me artistë të ftuar të cilët do të jenë pjesë e skenës sonte”, u shpreh gazetari.
Halili kujtoi edhe atmosferën e natës së parë, ku performoi ylli ndërkombëtar Katy Perry, duke e cilësuar si një nga mbrëmjet më të veçanta të “Sunny Hill” ndër vite.


