Monday, June 22, 2026
spot_img
HomeLajmePrishtinasi shkel urdhrin mbrojtës, Policia e kap dhe e dërgon në qeli...

Prishtinasi shkel urdhrin mbrojtës, Policia e kap dhe e dërgon në qeli për 48 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë është arrestuar një burrë, i cili dyshohet se kishte shkelur urdhrin mbrojtës ndaj tij.

Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari më herët kishte larguar nga trupi byzylykun elektronik dhe pajisjen gjurmuese GPS, të cilat i ishin vendosur nga data 11 qershor e këtij viti.

Si rezultat, i njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për ndalim.

 “Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njoftoi Policia./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT