Chelsea është pranë transferimit të mbrojtësit 18-vjeçar të Atalantas, Honest Ahanor, për të cilin është gati të paguajë më shumë se 40 milionë euro.
Pas transferimit të Marco Palestrës, klubi londinez ka rikthyer kontaktet me drejtuesit e Atalantas për ta siguruar edhe qendërmbrojtësin e ri italian.
Sipas “Sky Sports”, marrëveshja mund të arrihet para mbylljes së afatit kalimtar veror, ndërsa gazetari Fabrizio Romano raporton se transferimi tashmë është shumë pranë finalizimit.
Pas negociatave mes klubeve, Chelsea është shprehur i gatshëm t’i përmbushë kërkesat financiare të Atalantas, e cila kërkon më shumë se 40 milionë euro për ta lejuar largimin e Ahanorit.
Më 1 korrik, londinezët transferuan nga Atalanta edhe Marco Palestrën për më shumë se 55 milionë euro. Mbrojtësi i djathtë kishte zhvilluar një sezon të mirë te Cagliari, ku ishte aktivizuar si i huazuar.
Ahanor është formuar në akademinë e Genoas dhe iu bashkua Atalantas në vitin 2025. Paraqitjet e tij kanë tërhequr edhe vëmendjen e Kombëtares së Italisë, me të cilën numëron dy ndeshje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


