Thursday, August 27, 2026
spot_img
HomeLajme“Kasapi i Bosnjës ka vdekur” – mediat botërore raportojnë për vdekjen e...

“Kasapi i Bosnjës ka vdekur” – mediat botërore raportojnë për vdekjen e Ratko Mladiqit

Mediat më të mëdha botërore kanë raportuar për vdekjen e kriminelit të luftës Ratko Mladiq, duke rikujtuar rolin e tij në gjenocidin e Srebrenicës, rrethimin e Sarajevës dhe krimet e tjera gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë.

CNN e ka përshkruar Mladiqin si “Kasapin e Bosnjës”, duke theksuar se ai orkestroi gjenocidin në Srebrenicë dhe rrethimin e Sarajevës.

Më 2017, Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë e dënoi atë për gjenocid, krime kundër njerëzimit, persekutim, shfarosje, vrasje, terrorizim, sulme të paligjshme ndaj civilëve dhe marrje pengjesh.

BBC-ja rikujtoi se Mladiq u dënua me burgim të përjetshëm për krimet e kryera ndërmjet viteve 1992 dhe 1995.

“Pas luftës në Bosnjë, Mladiq ishte në arrati për 16 vjet, derisa u gjet në Serbinë rurale më 2011 dhe u dërgua para gjykatës në Hagë”, shkroi BBC-ja.

Reuters dhe “New York Times” raportuan për vdekjen e tij duke rikujtuar krimet për të cilat u shpall fajtor.

“France24” shkroi se Mladiq ishte fytyra ushtarake e një udhëheqjeje brutale, krahas ish-presidentit jugosllav Slobodan Millosheviq dhe ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq.

Gazeta franceze “Le Monde” e cilësoi atë si arkitektin kryesor ushtarak të projektit për krijimin e “Serbisë së Madhe”, ndërsa “El Pais” e quajti kasapin që udhëhoqi gjenocidin në Srebrenicë.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës nën komandën e Mladiqit vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djem boshnjakë në Srebrenicë, në atë që njihet si krimi më i rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Gazeta turke “Hurriyet” raportoi për vdekjen e tij me titullin: “Ratko Mladiq, kasapi i Bosnjës, ka vdekur”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT