Sunday, May 10, 2026
spot_img
HomeLajme“Prishtina Trails 2026”, vrap në natyrë, në mendje mbrojtja e Gërmisë (VIDEO)

“Prishtina Trails 2026”, vrap në natyrë, në mendje mbrojtja e Gërmisë (VIDEO)

Sot në parkun e Gërmisë po mbahet “Prishtina Trails 2026”, e cila synon të sjellë jo vetëm një garë sportive, por edhe një mesazh për mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e një jetese të qëndrueshme.

Më shumë detaje nga ky aktivitet ka dhënë gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani e cila tha se bëhet fjalë për një garë vrapimi, e cila nuk ka moshë të caktuar.

“Bëhet fjalë për një garë vrapimi që nuk ka moshë të caktuar. Janë shtigjet të cilat nuk janë të rregullta, por që janë krijuar për të vrapuar sot në 10 kilometra, 23 kilometra dhe në 48 kilometra”.

“Përmes saj, tentohet të jepet një mesazh edhe për mbrojtje të natyrës, por edhe që të ketë sa më pak makina. Numri i vrapuesve është goxha i madh, mund të themi me qindra këtë vit”, tha ajo./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT