Monday, September 7, 2026
spot_img
HomeLajmeNgjarje e rëndë në Klinë: Vajza vdes nga plagët e zjarrit, vëllai...

Ngjarje e rëndë në Klinë: Vajza vdes nga plagët e zjarrit, vëllai dyshohet se ia dogji krevatin

Një vajzë ka humbur jetën nga plagët e marra prej zjarrit në një ngjarje të rëndë familjare në fshatin Poterq të Klinës.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, më 6 shtator një person me probleme të shëndetit mendor dyshohet se i vuri flakën krevatit ku ndodhej motra e tij.

Më pas, ai dyshohet se shkoi në një dhomë tjetër dhe e sulmoi nënën me një mjet të fortë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Policia ndërhyri menjëherë pas marrjes së informatës dhe arrestoi të dyshuarin. Dy të lënduarat u dërguan fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës dhe më pas, për shkak të plagëve të rënda, u transferuan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Më 7 shtator, Policia u njoftua se vajza nuk kishte arritur t’u mbijetonte plagëve të shkaktuara nga zjarri. Vdekja e saj u konstatua nga ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Për shkak të gjendjes së rënduar psikike, ai është vendosur në repartin e Psikiatrisë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku ndodhet nën përkujdesjen e personelit mjekësor dhe mbikëqyrjen e Policisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT