Prishtina e ka mposhtur Pejën me rezultat të ngushtë, 75:74, në xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Pjesa e parë u takoi vendasve, ku i fituan të dy çerekët me nga katër, respektivisht pesë pikë – 21:17 dhe 21:16.
Ndërsa, pejanët u treguan më të suksesshëm në pjesën e dytë, ku çerekun e tretë e fituan me rezultat 16:18, kurse të fundit me rezultat 17:23, që s’ishte i mjaftueshëm për ta barazuar rezultatin e përgjithshëm, njofton Klankosova.tv.
Më i miri te Prishtina ishte Mahalbasic me 15 pikë, 11 topa të vjedhur e katër asistime, kurse te Peja u dallua Dardan Berisha me 14 pikë, gjashtë topa të vjedhur e dy asistime.
Me këtë fitore, Prishtina gjendet në vendin e tretë me 30 pikë, një më shumë se Peja që gjendet një pozitë më poshtë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


