Friday, April 24, 2026
spot_img
HomeLajmePrishet gypi kryesor i ujit në Shkabaj, një pjesë e qytetit do...

Prishet gypi kryesor i ujit në Shkabaj, një pjesë e qytetit do të mbeten pa ujë

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka bërë të ditur se ka ndodhur një prishje në gypin kryesor furnizues, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.

Sipas njoftimit zyrtar, për shkak të këtij defekti teknik, priten reduktime të furnizimit me ujë në disa zona, përfshirë Fushë Kosovën, Obiliqin dhe lagjen Kalabria në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.

Autoritetet kompetente bëjnë të ditur se këto reduktime do të jenë të përkohshme dhe do të zgjasin nga ora 12:00 deri në orën 17:00, derisa ekipet përkatëse janë duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë.

 

Postimi i plotë:

 

NJOFTIM

Të nderuar konsumatorë,

Ju njoftojmë se, po vazhdojnë punimet për sanimin e gypit kryesor furnizues nga KRU Prishtina, dhe si rezultat do të ketë reduktime në furnizimin me ujë nga ora 12:00 deri në 17:00 në këto zona:

Fushë Kosovë

Obiliq

Lagjja Kalabria

Ndikime mund të ketë edhe në pjesë të tjera të qytetit të Prishtinës.

Ekipet tona teknike po punojnë me intensitet të shtuar për sanimin sa më të shpejtë të problemit.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT