Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka bërë të ditur se ka ndodhur një prishje në gypin kryesor furnizues, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.
Sipas njoftimit zyrtar, për shkak të këtij defekti teknik, priten reduktime të furnizimit me ujë në disa zona, përfshirë Fushë-Kosovën, Obiliqin dhe lagjen Kalabria në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.
Autoritetet kompetente bëjnë të ditur se këto reduktime do të jenë të përkohshme dhe do të zgjasin nga ora 12:00 deri në orën 17:00, derisa ekipet përkatëse janë duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë. /Klankosova.tv


