Presidentja sllovene Natasha Pirc sot do të vizitojë Kosovën.
Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca e Sllovenisë thuhet se ajo do të jetë e shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura sllovene, gjenerallejtënant Robert Glavash.
Aty thuhet se dyshja në fjalë do të vizitojnë pjesëtarët e kontingjentit të 50-të të Forcave të Armatosura Sllovene, pra forcat që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.
Pirc do të takohet me shtabin komandues të këtij operacioni dhe do të mësojë për detyrat dhe projektet që Sllovenia po i zbaton në Kosovë.
Ajo do të marrë pjesë edhe në një koncert të grupit të Forcave të Armatosura sllovene “Naboj”.
Ndër tjera thuhet se Pirc do të takohet edhe me komandatin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


